Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Nuk përshtatet me skemat, trajneri Gatusso gati të largojë yllin e Fiorentinës…

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e Frenk Riberi mund të jetë larg Fiorentinës.

Sipas ‘’Gazzetta Dello Sport’’ me ardhjen e Gatuzos, skema e skuadrës do të ndryshojë duke kaluar në 4-2-3-1, ku ka vend vetëm për një midis Kalejon apo Riberi.

Rino kërkon futboll sulmues dhe me intensitet të lartë dhe Riberi nuk shikohet si i domosdoshëm, ndërsa situata është ndryshe për sulmuesin Kalejon i cili i ka të qarta idetë e Gatuzos.

Francezit i skadon kontrata këtë verë dhe me shumë mundësi violet nuk do të rinovojnë, teksa Gatuzo do të takohet me të dy para se të marrë një vendim.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel: Kisha ritëm fituesi, por këtu parakalimet janë të vështira

Sadik.Autor

PSG kërkon trajner. Zgjerohet lista e kandidatëve

Q.Autor

“MANITA” NDAJ ATALANTAS NUK HARROHET LEHTË/ Ja banderola e tifozëve për Milanin në “San Siro” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment