Futboll La Liga Sport

Solari: Kemi lëvizur nga vendi i 9-të në të 4-tin, kjo ngjitje…

Pas barazimit zhgënjyes në fushën e Villarealit, skuadra e drejtuar nga Santiago Solari do të përballet me Real Sociedad. Kjo do të jetë ndeshja e parë e vitit 2019 për “Los Blancos” në La Liga, ku për momentin mbajnë vendin e katërt në klasifikim. Në kërkim të ngjitjes më lart në renditje, Solari ka shpalosur objektivat e të tijve për ballafaqimin më të afërt, por është ndalur edhe në aspekte të tjera, sipas pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ekipi juaj kthehet për të luajtur vetëm tri ditë pas Villarrealit…
Kalendari i ndeshjeve është shumë intensiv, sepse luhen ndeshje çdo tri ditë, në gara të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është për të rikuperuar energjitë në kohë, për të shëruar të lënduarit. Shpresojmë shumë që askush tjetër të mos dëmtohet. Lojtarët nuk janë makina, që të luajnë një ndeshje çdo tri ditë. Kjo gjë është shumë e vështirë. Në La Liga jemi rritur, sepse kemi lëvizur nga vendi i nëntë në të katërtin. Kemi kaluar situata të vështira, por në momente të këqija nuk na ka munguar karakteri.

Cila është gjendja e Marcelos?
Marcelo ka pasur tri lëndime të muskujve, nuk ka qenë e lehtë për të. Ai është rikuperuar. Ka luajtur në Botërorin e Klubeve, bëri një pushim dhe tani është gati për kthimin. Po e rrit ritmin, kjo është shumë e rëndësishme. Urojmë të mos dëmtohet më. Marcelo është themelor për ekipin dhe klubin. Gjatë vitit ka momente më të mira, ose më të këqija për një futbollist, por Marcelo mbetet thelbësor për ekipin. Duhet të kujdesemi për të.

Pas barazimit në Villareal, a jeni i shqetësuar?
Ne jemi të vetëdijshëm se fillimi nuk ka qenë i lehtë. Kemi lëvizur nga vendi i nëntë në të katërtin dhe kjo ngjitje duhet të vazhdojë. Në përgjithësi jemi të kënaqur me atë që po bëjmë.

Barazimi në Villareal, a ishte një aksident, apo një realitet?
Kjo është një garë, të gjitha ekipet konkurojnë. Ne kemi një nga ligat më konkuruese, askush nuk jep asgjë këtu. Është e vështirë për të gjithë, që t’i marrin pikët. Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por kompeticioni është i hapur. Ju duhet ta konsideroni çdo ndeshje si betejë. Luajtëm një gjysmë të mirë të parë të ndeshjes kundër Villarrealit. Në të dytën patëm mundësi që ta vrisnim ndeshjen, por në fund dolëm me një pikë. Shpresojmë të marrim tri pikë në ndeshjen e radhës.

Çfarë mendoni për Real Sociedad?
Është një ekip gjithmonë i lumtur, me cilësi individuale, me futboll sulmues. Ka ndryshuar trajnerin dhe do të shohim, sepse mund të ketë një ndryshim stili të lojës. Por, lojtarët nuk ndryshojnë, ato janë të mirë, sidomos në fazën ofensive.

Çfarë ka Bale?
Ne besojmë se është diçka e lehtë, nuk është shqetësuese. Sot do të testohet dhe do të kemi më shumë informacion. Ne shpresojmë që të kthehet sa më shpejt.

Pse ekipi është më i besueshëm në Champions se sa në La Liga?
Ne përballemi me tri gara, madje katër, po të llogarisni edhe Botërorin e Klubeve. Po përpiqemi ta kemi në maksimum nivelin e përqendrimit dhe të energjisë në çdo lojë specifike. Lojtarët nuk janë makina, që i mbush me karburant çdo ditë.

Me Solarin, a ka më shumë alternativa për formacionin?
Unë kam në dispozicion 24 lojtarë dhe të gjithë mund të luajnë. Natyrisht, ka lojtarë me një “pasaportë” të caktuar ekonomike, edhe me një të kaluar, plot me lavdi, si edhe shumë lojtarë të tjerë të rinj. Mendoj se me mua ka filluar një konkurrencë brenda grupit për t’i prishur hierarkitë. Kemi një ekip me lojtarë të pjekur dhe shumë të rinj ambiciozë. Cilido mund të luajë, në çdo kohë.

Si mund të jetë Isco më i vlefshëm për Real Madridin në fushë e jo në stol?
Isco më duket një lojtar me cilësi të tilla, që mund të luajë në disa role. Ai duhet të jetë vendimtar me shpejtësinë, imagjinatën, cilësinë dhe pasimin e fundit. Ka shumë mënyra. Secili ka karakteristikat e veta.

Related posts

TRAGJIKE PËR LUIS ENRIQUE/ Real Madrid bën gjestin fantastik para seancës stërvitore…. (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ JO VETËM RONALDO: Zidane shumë pranë firmës me Juventusin

Isa.Autor

PUNËTORI I PSG “ÇMEND” NEYMAR/ Ja çfarë i thotë brazilianit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment