Futboll Premier League Sport

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES NË FINALEN CHAMPIONS/ Deschamps: Ja pse Kante nuk mund ta fitojë “Topin e Artë”

N’Golo Kante ka qenë protagonisti absolut në finalen e Champions League të fituar nga Chelsea. Francezi është shpallur lojtari i ndeshjes dhe në rrjetet sociale ka filluar një fushatë për t’i dhënë Topin e Artë.

Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps:

“Nuk e di nëse është e mundur të fitohet nga një lojtar që nuk krijon shumë dhe që shënon pak”, ka thënë trajneri i Gjelave për RMC.

“Sigurisht, ka ndodhur në të kaluarën që lojtarë të tillë ta fitojnë. Ka qenë Fabio Cannavaro në 2006 ose të tjerë si Matthis Sammer në 1996. Megjithatë, në përgjithësi, në pjesën më të madhe të rasteve ka fituar një lojtar që krijon dhe shënon”.

Related posts

Chelsea dhe Arsenal rivalizojnë njëra tjetrën për talentin e Watford-it

Q.Autor

TRAGJEDIA/ Tifozët e Rangers i presin fytin tifozit të Celtic, Skocia hesht mbi luftën protestantë-katolikë

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Lacazette i jep “shpresë” Arsenalit, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment