Futboll La Liga Sport

NUK ËSHTË MBAPPE/ Zidane mendon për sulmin, gjen zëvendësuesin ideal të Benzemasë!

Real Madridi po mendon për sulmin dhe emri që ka dalë në listë është ai i Sadio Manesë. Futbollisti i Liverpoolit mund të largohet nga skuadra e trajnerit Jurgen Klopp, prandaj me shumë mundësi dhe madrilenët mund ta rrëmbejnë.

Spanjollët duan të gjejnë një përfaqësues për Karim Benzemanë dhe futbollisti senegalez mund të jetë i duhuri. Ai e njeh mirë portën dhe ka një përvojë të madhe.

Zidane është i dashuruar pas tij dhe e sheh më të arritshëm se sa Kylian Mbappenë. Ky i fundit është një mision shumë i vështirë, pasi PSG nuk e lëshon dhe duhen shifra stratosferike. Tekniku francez mund të mos e ketë, por do të priste me shumë kënaqësi senegalezin në skuadër.

Related posts

Analiza e Hafizit: Futbolli shqiptar, në një rrugë pa krye. Duhet kampionat me 16 ekipe

Q.Autor

Hernan Crespo: Messi nuk është Maradona…

Sadik.Autor

PLAS SKANDALI I MADH/ Zbulohen MASHTRIMET DHE FAVORIZIMET. Ja klubet e përfshira…

Isa.Autor

Leave a Comment