Futboll

Manchester City luan futbollin më të bukur në Evropë

Manchester City luan futbollin më të bukur në Evropë Carragherit. Skuadra e Pep Guardiolas vazhdon të dominojë në Angli me rezultate dhe lojë të bukur.
Jamie Carragher ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e Manchester Cityt këtë stinor dhe sipas tij, skuadra e Pep Guardiolas luan futbollin më të bukur në Evropë.

Kryesuesit e Premierligës kanë qenë të pamëshirshëm ndaj Arsenalit në dy ndeshjet e zhvilluara brenda katër ditësh, duke fituar të dyja me rezultat identik 3:0, fillimisht të dielën në finalen e Kupës e më pas në Emirates në kuadër të Premierligës.

“Atë që pamë ndaj Arsenalit është futbolli më i mirë në Evropë”, ka thënë Carrager për Sky Sports. “Mbetet të shihet nëse City ia del të triumfojë në Ligën e Kampionëve, por futbollin që ata kanë zhvilluar ndaj Arsenalit ishte thjesht fantastik”.

“Ky është futbolli më i bukur që kam parë ndonjëherë në këtë ligë dhe e dimë se Anglia ka pasur gjithnjë klube të mëdha”. /Gazeta Express/

Related posts

​Postimi/ Ylli i Arsenalit po kryen testet mjekësore në Valencia (FOTO)

Q.Autor

Salah hyn në histori të Premier Leagues dhe shënon super gol

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TEK “ZIKALTËRIT”/ E njëjta skemë, me ndryshime të interpretimeve. Ja si duket Interi i ri i Inzaghi-t…

Delo.autor

Leave a Comment