Futboll

Sane i përgjigjet pozitivisht interesimit të Madridit

Sane shihet si zëvendësuesi ideal i Gareth Bale dhe është i gatshëm ta lërë Man Cityn për klubin nga Santiago Bernabeu.
Sipas asaj që raporton “El Gol Digital”, Leroy Sane është duke u përgatitur që të largohet gjatë verës nga Manchester City dhe të jetë pjesë i projektit të Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Reprezentuesi i Gjermanisë po shkëlqen këtë sezon në Premierligë, megjithëse Pep Guardiola ka transferuar emra të shumtë në “Etihad” dhe rrotacionet gjithmonë janë të pranishme.

Sane është i hapur me idenë që ta zëvendësojë Gareth Balen në Santiago Bernabeu, i cili pritet të largohet nga Reali. /Gazeta Express/

Related posts

INTERI NË “DORË” TË BARÇËS/ Valverde: Luajmë për interesat tona, u premtoj se…

Isa.Autor

KUSHTON 14.1 MILIONË DOLLARË/ Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

Delo.autor

“ARENA KOMBËTARE”/ Ndeshja e inaugurimit Shqipëri-Moldavi, ja kur hapen dyert (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment