Futboll

“Salah, më shumë si Ronaldo se Messi”

Salah ngjan më shumë në stilin e lojës me Ronaldon se Messin, thotë Carragher.
Mohamed Salah po shkëlqen te Liverpooli që në sezonin e parë. Ai ka realizuar 31 gola në 37 paraqitje, shpeshherë duke i krahasuar edhe me Lionel Messin për mënyrën se si luan.

Por, Jamie Carragher thotë se më shumë duket si Cristiano Ronaldo se sa si Lionel Messi.

“Salah më shumë luan si Cristiano Ronaldo. CR7 është shembull se si ka ndryshuar rroli i një anësori, duke u futur në qendër nga krahu. Kurse Messi luan më thellë, ai edhe udhëheq skuadrën dhe shpesh e shohim në rolin e mesfushorit”, tha Carragher.

“Salah tani është tjetër lojtar – më shumë golashënues se futbollist që bën lojë. Ai zhgënjehet nëse largohet nga fusha pa shënuar”.

“Ka kohë që bëhet krahasimi me stilin e Lionel Messit, edhe pse ende nuk është në nivelin e Messit dhe Ronaldos – sulmuesi i Liverpoolit tani më shumë luan si Ronaldo”. /Gazeta Express/

Related posts

Giampaolo: Sampdoria ende në garë për Evropa Leaguen

Sadik.Autor

Rrëfehet Kylian Mbappe/ Talenti francez tregon liderin e kombëtares së “gjelave” 

Sadik.Autor

Griezmann shfaqet në konferencën për shtyp me flamurin e Uruguait. Arsyeja

Isa.Autor

Leave a Comment