Futboll

Për Raiolan, është i mundshëm transferimi i Pogbas në Real Madrid

Në një intervistë për Rai Sport, Mino Raiola, agjenti i Paul Pogbas, ka hedhur “benzinë në zjarr” duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm të francezit në Real Madrid, pas prishjes së raportove me Jose Mourinhon.

“Pogba në Madrid? Nëse gjërat nuk shkojnë mirë do të tentoj të bëj punën time, të gjej zgjidhje më të mirë për lojtarët e mi. Tani për tani Pogba nuk më ka thënë asgjë”, u shpreh ai.

“Nuk është e gjitha lufta me Mourinhon për të cilën po flitet, por në treg kurrë nuk është thënë e vërteta. Kurrë nuk mund të thuash kurrë”, shtoi ai.

Pogba u transferua te klubi nga Old Trafford në vitin 2016 nga Juventusi për më shumë se 100 milionë euro. Ai ka bërë 18 paraqitje këtë edicion për “Djajtë e Kuq” në Premierligë, duke realizuar 3 gola. /Gazeta Express/

Related posts

(FOTO) Pele ngrihet sërish në këmbë, por me paterica

Q.Autor

ZYRTARE/ Vjen largimi i parë, ky lojtar i Liverpoolit bëhet me klub të ri

Isa.Autor

U LARGUA NG INTER NË MERAKTON E VERËS/ Nainggolan merr çmimin e rëndësishëm me Cagliarin

Delo.autor

Leave a Comment