Futboll Premier League Sport

Abramovich, presidenti që mbush xhepat e trajnerëve të shkarkuar

Me Roman Abramovich si president, trajnerët që drejtojnë skuadrën e Chelsea nuk e kanë të gjatë edhe pse janë të suksesshëm në detyrë. Por kjo gjë nuk e shqetëson shumë milardierin rus, që edhe pse i largon ata, në fund edhe i dëmshpërblen, për thyerje të kontratës. Në 15 vjet, janë të shumtë trajnerët që ai ka larguar nga detyra dhe thuajse të gjithë kanë ikur të kënaqur, duke fitur në xhepa miliona stërlina.

Claudio Ranieri – Është trajneri i parë i shkarkuar nga presidenti Roman Abramovich. Trajneri italian erdhi te “blutë” e Londrës në vitin 2003, por pas vetëm një sezoni ai u shkarkua nga detyra, duke i lënë vendin Jose Mourinho. Nga ky shkarkim, Ranieri përfitoi 6 milionë stërlina.

Jose Mourinho – Qëndroi te Chelsea për 3 sezone, i dhuroi klubit shumë fitore e trofe, por me nisjen sezonit të katërt (në shtator) u shkarkua. Ky largim i parakohshëm i kushtoi 18 milionë stërlina presidentit rus.

Avram Grant – E çoi skuadrën e Chelsea shumë pranë fitimit të titullit në Champions League, por kjo nuk mjaftoi për ta rikonfirmuar në këtë detyrë. Largimi i kushtoi 5,5 milionë stërlina klubit.

Luis Scolari – Qëndroi vetëm 7 muaj në stolin e “bluve”, por mbeti i zhgënjyer nga trajtimi dhe në fund arriti të fusë në xhep shumën prej 12 milionë stërlina.

Carlo Ancelotti – Mori drejtimin e skuadrës në vitin 2009 dhe në vitin e parë arriti të fitojë dy trofe. Por në vitin 2011 gjërat nuk shkojnë mirë dhe shkarkohet edhe pse kishte 3 vite kontratë. Trajneri italian mori 6 milionë stërlina.

Andre Villas-Boas – Ashtu si Scolari, nuk e mbyll sezonin dhe pas 8 muajsh në detyrë shkarkohet. E megjithatë, arrin të arkëtojë nga ky shkarkim 4 milionë stërlina.

Roberto Di Matteo – Trajneri i mrekullisë, pasi në drejtimin e tij skuadra e Chelsea fitoi Chamnpions League. Konfirmohet edhe një vit, por në nëntor shkarkohet dhe… arkëton 11 milionë stërlina.

Jose Mourinho – Në aventurën e tij të dytë me Chelsea (viti 2013) nuk ka shumë fat edhe pse fiton titullin dhe pas një sezoni e gjysmë shkarkohet nga skuadra. Këtë herë fut në xhep 9 milionë stërlina.

Antonio Conte – Qëndron dy sezone dhe shkarkohet nga detyra edhe pse fitoi një titull dhe një FA Cup. Trajneri italian kërkon 9 milionë stërlina nga ky shkarkim, si dëmshpërblim.

Related posts

Newcastel-Chelsea/ Zbllokohet sfida, “blutë e londrës” kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET/ Talenti Haaland realizon dy asiste dhe një gol në 11 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Kapiteni i Francës ngre në “qiell” trofeun, festa zhvillohet nën shi

Isa.Autor

Leave a Comment