Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kombëtarja Shpresa i nis me këmbën e mbarë kualifikueset e “EURO 2021”

Kombëtarja Shpresa i ka nisur me këmbën e mbarë kualifikueset e Europianit 2021 të 21-vjeçarëve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, arritën të triumfonin në transfertë ndaj Andorrës U-21 më rezultatin e pastër 0-3.

Dominim absolut i shqiptarëve që nuk e vunë për asnjë moment në diskutim suksesin. Ishte kapiteni Armando Broja, i cili me një shpërthim fantastik në minutën e 17-të, i la targën kundërshtarëve duke zhbllokuar sfidën.

Në fundin e pjesës së parë, Broja kombinoi bukur me Dobrën, ky i fundit u pengua në mënyrë të parregullt brenda zonës, duke fituar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Anis Mehmeti. Mesfushori i Uikomb debutoi kështu me gol me fanellën e Shqipërisë.

Për të vulosur sfidën mendoi mbrojtësi i Andorrës, Alvarez, i cili në minutën e 62-të, shkaktoi autogol. Vlen të theksohet fakti se kuqezinjtë e Bushit, do të zbresin sërish në fushë më datën 8 qershor, ku do të përballen ndaj Bullgarisë në takimin miqësor.

Related posts

PAS VËRSHËLLIMËS PËRFUNDIMTARE/ Tifozët e Atalantës shkulin stolat e tribunës (VIDEO)

Delo.autor

I JEP LAMTUMIRËN ATALANTAS/ Etrit Berisha ka këtë mesazh: Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për…

Delo.autor

“ËSHTË MOMENTI I DUHUR PËR TË FOLUR PËR…”/ Ja çfarë tha Lukaku pasi u la në tribunë në sfidën ndaj Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment