Futboll Sport

“SHUMË LOJTARË NUK KISHIN MOTIVIMIN E DUHUR”/ Trajneri Shaland: Pësuam gol në rastin e vetëm të Maltës

Kosova triumfoi sot përballë Maltës me rezultatin 2-1, në miqësoren e dytë të zhvilluar në harkun e pak ditëve. “Dardanët” iu falën dopietës së Milot Rashicës dhe formës mjaft të mirë të Visar Bekajt.

Pas rezultatit pozitivë, në dalje për mediat trajneri i “Dardanëve”  Shaland u shpreh se Kosova pësoi gol në rastin e vetëm të Maltës. 69-vjeçari theksoi se edhe pse lojtarët krijuan shumë raste, por nuk shënuan, për shkak se janë në fund të sezonit dhe iu mungon motivimi.

A jeni i kënaqur me lojën dhe rezultatin e ndeshjes?

Ishte një ndeshje e mirë, por natyrisht që mund të kishim bërë më mirë. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, përballë një kundërshtari që u mbrojt fort, por pësuam gol në rastin e vetëm të Maltës. Në pjesën e dytë ishim disi më të relaksuar dhe shpërdoruam edhe ato raste që kishim, megjithatë ia dolëm të shënojmë dy herë dhe të marrim fitoren.

Çfarë mund të bënit më mirë sot?

Mund të bëjmë shumë më mirë, sidomos në aspektin e finalizimit, pasi nëse krijon kaq shumë dhe gabon, rrezikon të mos marrësh rezultat. Gjithsesi është fundi i sezonit dhe shumë lojtarë nuk kishin motivimin e duhur, ashtu si edhe të tjerë që luajtën edhe ndaj San Marinos dhe shfaqën shenja lodhjeje.

Rashica u shpërbleu besimin që i dhatë duke e aktivizuar në majë të sulmit…

Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i Kosovës dhe ka luajtur në të gjithë pozicionet e repartit të sulmit. Nuk është një pykë tipike, por më shumë një sulmues i fshehtë, që ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në çdo pozicion. Sot doja të shihja një tjetër futbollist në majë të sulmit, por ai u dëmtua dhe ia besuam Milotit atë pozicion.

Related posts

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Ibrahimovic i habit të gjithë: Luaj vetëm nëse plotësohet ky kusht!

Delo.autor

Milan në alarm, Donnarumma nuk ka klauzolë lirimi

Q.Autor

KTHESA E PAPRITUR/ Real Madridi heq dorë nga Hazard dhe ka një arsye të madhe

Isa.Autor

Leave a Comment