Gossip

Si po rikuperohet Neymari? (FOTO)

Neymar la Parisin mëngjesin e djeshëm për të udhëtuar në Brazil, ku do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e djathtë, por duket se polemikat e kanë shoqëruar sërish.
Nga spitali i qytetit të Belo Horizontes, në Brazil, ku Neymar do t’i nënshtrohet operacionit, sulmuesi ka postuar një foto, që është pasuar me një lumë kritikash.

Në foto shfaqet ylli brazilian në karrocën me rrota dhe e dashura e tij në prehër, Bruna Marquezine, ndërsa mediat franceze kanë kritikuar gjatë zgjedhjen e Neymarit për t’u rikuperuar në Brazil.

Neymar do të operohet nga mjeku i Kombëtares Braziliane dhe pritet të rikthehet vetëm në prag të kampionatit botëror ‘Rusi 2018’. /Gazeta Express/

Related posts

MATCHY-MATCHY ME BABIN/ Ja 7 herët kur Loriku dhe djali vishen njësoj (FOTO)

Delo.autor

NJË “NGJALË” NË KUBË/ Partnerja e futbollistit të PSG Dani Alves jep spektakël në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

I “ÇMENDI” TË GJITHË/ Njihuni me tifozen e “flaktë” të Fiorentinës (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment