Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ Luajti përkrah ish-lojtarit të Interit të tripletës, kush është 64-vjeçari që debutoi në kampionatin italian

Këngëtari, kantautori dhe moderatori i njohur italian, Enriko Ruxheri ka debutuar në Serinë D italiane në moshën 64-vjeçare, duke u bërë kështu lojtari më i vjetër që ka luajtur në këtë kategori.

Këngëtari i njohur luajti me fanellën e Sonas, skuadër në provincën e Veronas, ku u aktivizua për 9 minuta në ndeshjen ku u mundën nga skuadra e Tritium.

Ruxheri ka zbritur në fushën e blertë me numrin 10 duke luajtur përkrah ish-heroit të tripletës së Interit, Dagllas Maikon dhe në sytë e ish-interistit tjetër, Andreas Brehme në tribunë.

Related posts

MILANI BË TJETËR “GODITJE” NË MERKATO/ Transferon lojtarin e talentuar (FOTO)

F.autor

“15 GOLA NË 6 NDESHJE”/ Lukaku gjen arsyen pse nuk po shënon më si…

Isa.Autor

Ilir Daja shumë pranë firmës me klubin e ri, tekniku pret sinjalin e Takajt

Sadik.Autor

Leave a Comment