Futboll Seria A Sport

“CONTE TEK INTER KA MBAJTUR GRUPIN E BASHKUAR”/ Cassano: Gjithmonë sa herë fiton ai largohet, kjo do të thotë se…

Ish-futbollisti i Interit, Milanit, Romës dhe Realit të Madridit, Antonio Kasano ka folur në një intervistë me të përditshmen italiane “Il Giornale”, për largimin e Antonio Kontes nga Interi duke e cilësuar se nëse fiton dhe largohesh gjithmonë në të njëjtën mënyrë do të thotë që diçka nuk shkon:

“Kush fiton ka gjithmonë të drejtë. Ka bërë shumë mirë tek Interi, ka mbajtur grupin gjithmonë të bashkuar dhe kishin vetëm një objektiv.

Por dua të theksoj diçka, se nëse fiton dhe largohesh nga Juventusi, nëse fiton dhe largohesh nga Çelsi, dhe nëse fiton dhe largohesh po në të njëjtën mënyrë nga Interi, kjo do të thotë se diçka nuk shkon.”

Related posts

I THUR ELOZHE YLLIT TË SERIE A/ Milinkovic-Savic: Gjithë bota do të flasë për të

Delo.autor

E RRALLË/ Vëllai e motra fitojnë medaljen e artë në të njëjtën ditë në Tokio 2020

F.autor

Federata Franceze e Futbollit e dëshiron Zinedine Zidane për trajner

Sadik.Autor

Leave a Comment