Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Ardhja e Ancelotti-t mund të ndryshojë situatën, mbrojtësi i Realit në dilemë për të ardhmen

Reali i Madridit i ka bërë një ofertë mbrojtësit Rafael Varan për të rinovuar kontratën, e cila i skadon në qershor të 2022.

Por, 28-vjeçari ende nuk ka dhënë një indice se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Madrilenët do të mundohen ta rrisin pagën vjetore të francezit për ta bindur që të vazhdojë të luaj për ta. Për momentin ai përfiton 5.5 milionë euro në sezon, por Parisi dhe Mançester Junajtid mund të ofrojnë më shumë për lojtarin i cili edhe mund të tundohet nga një ofertë tjetër.

Reali e di gjithashtu se për Varan nuk janë shumë të rëndësishme paratë sa ç’është një përpjekje e lojtarit për të nisur një aventurë të re pasi ka fituar gjithçka në Madrid. Ardhja e Karlo Ançelotit në krye të skuadrës, mund të ketë një impakt pozitiv te lojtari.

Related posts

“KA SHKUAR GJITHÇKA MIRË DHE…”/ Aguero kryen me sukses operacionin, ja kur pritet rikthimi në fushë

Delo.autor

“INTER KA SHFAQUR INTERES PËR KUMBULLËN”/ Flet agjenti i lojtarit: Drejtuesit “Zikaltër” janë gjithmonë të…

Delo.autor

RRËFEHET PORTIERI BERISHA/ Nga lufta me koronavirusin tek ëndrra e madhe me Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment