Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Barazim në “PAQE”, Dinamo dhe Partizani ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Është mbyllur në barazim 1-1, derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit i zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Kapiteni Agim Ibraimi kaloi blutë e Bledi Shkëmbit në avantazh në minutën e 15-të, ndërkohë që Sofranak u ndëshkua me kartonin e kuq në fundin e pjesës së parë.

Partizani u hodh i gjithi në sulm në pjesën e dytë, teksa vendosi baraspeshën në minutën e 76-të me anë të Stenio Zhuniorit që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati mbeti i pandryshuar në minutat në vijim. Kjo përballje ishte e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore

Related posts

SHAU ARBITRIN NË CHAMPIONS/ Neymar mbetet jashtë…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Milani synon Papu Gomez pa shpenzuar para, ja strategjia…

Delo.autor

“SHKËMBIMI I SHEKULLIT”/ NBA “nën shock”, Donçiç transferohet tek Lakers për Davies tek Dallas

F.autor

Leave a Comment