Futboll La Liga Sport

NDODH NË SPANJË/ Real Madrid kërkon të huazojë stadiumin e rivalëve të përjetshëm

Drejtuesit e Real Madrid kanë hapur një sondazh për fansat e tyre nëse mund të huazojnë stadiumin e Atletiko Madrid për ndeshjet që do të luajnë në shtëpi sezonin tjetër.

Me stadiumin “Santiago Bernabeu” që po restaurohet dhe me impiantin “Alfredo Di Stefano” që ka një kapacitetet të vogël për shikuesit, Reali nuk kërkon të privohet nga mungesa e tifozëve sezonin tjetër, pasi kjo do t’i sillte dhe dëme të mëdha ekonomike.

Për këtë arsye drejtuesit madrilen kanë menduar të huazojnë stadiumin e skuadrës tjetër të qytetit “Wanda Metropolitano”, duke hapur dhe një sondazh për këtë çështje.

70% e tifozëve kthyen përgjigje pozitive duke e mirëpritur idenë tani në dorë e kanë dy klubet që të gjejnë marrëveshjen midis tyre.

Related posts

SKANDALI NË ANGLI/ Mbrojtësi Walker në telashe, largohet nga shtëpia pasi lë shtatzënë…

Delo.autor

DEMBELE APO COUTINHO? Valverde tregon mënyrën si përzgjedh formacionin

Delo.autor

ZGJIDH PROBLEMIN NË REPARTIN E SULMIT/ Teuta firmos me “bomberin” 28-vjeçar nga Mali i Zi, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment