Bundesliga Futboll

Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: Nuk e dini se kush jam unë…!

Të paktë, apo madje asnjë trajner nuk do të refuzonte pankinën e Barcelonës. Mes trajnerëve që mund të thonë se kanë refuzuar rolin e teknikut të Barças është pikërisht kreu i pankinës së Bayern Munich, Jupp Heynckes. Në një intervistë të dhënë për ‘Der Spiegel’, trajneri gjerman tregon kur refuzoi për herë të parë propozimin e drejtuesve katalanas dhe ishte viti 1997, kur gjermani drejtonte Tenerifen.

“U ndesha me drejtuesit e Barcelonës poshtë shtëpisë time në Tenerife, ku më dhanë një ofertë, të cilën e refuzova. Pra, a e dini ju se ne jemi Barcelona… Patjetër që e di se kush jeni, por mesa duket jeni ju ata që nuk e dini se kush jam unë. Unë nuk i ndërpres kontratat”, tregon trajneri Heynckes, i sili vite më vonë bëri të njëjtën gjë, kur në 2013, Barceloa tentoi sërish ta tundonte: “Do të kishte qënë e pamundur të merresha me një tjetër skuadër pas angazhimit me Bayern. Pushova dhe u qetësova, duke iu dedikuar vetes dhe gjithashtu kafshëve të mia”.

Related posts

Bolt tregon për cilën skuadër do të debutojë në futboll

Q.Autor

Arsenal do 40 milion euro të “lirojë” Sanchez në janar

Q.Autor

ROONEY “SHPËRTHEN” NDAJ GJYQTARIT/ Shikoni veprimin e tij pasi u zëvendësua (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment