Futboll Seria A

Juve, Allegri: Fitore e merituar ndaj Lazio. Nuk sfidojmë Napolin, por veten!

E para mes tre supersfidave të javës në Seria A, ajo mes Lazio dhe Juventus, përfndoi me rezultatin 0-1, falë golit të realizuar për bardhezinjtë nga Dybala në minutën e 93’. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri deklaroi: “Sot u treguam të aftë për të bërë ndeshjen që duhet të bënim. Në pjesën e parë vuajtëm pak, ndërsa në të dytën ndryshuam hapin. Sot ishte e rëndësishme të dilnim me pikë nga “Olimpico”, fitorja shkon edhe më mirë, por edhe një barazim do të na kishte kënaqur. Fitore e merituar, sepse djemtë po bëjnë mëse mirë, ishin shumë të lodhur, por dhanë gjithçka”.

“Të mërkurën? Për Higuain do të presim deri të hënë, ndërkohë që ende nuk di nëse Dybala do ta nisë si titullar, duhet ta vlerësoj akoma. Dybala? Pushimi i detyruar i ka bërë mirë, shënoi një gol të madh dhe jam i sigurtë se do të bëjë edhe një mbyllje madhështore të sezonit. Kam një grup futbollistësh që nga aspektin teknik dhe moral janë të mrekullueshëm, që në fund të kampionatit do të na ndihmojë. Ne nuk sfidojmë Napolin, por sfidojmë veten tonë. Nuk do ta shoh Napolin, në aeroplan nuk mund të bëhet”, deklaroi trajneri i Juves, Allegri.

Related posts

ZYRTARE/ Nis aventurë të re, Paratici akord me klubin e madh të Premier League…

Delo.autor

Chelsea, Antonio Conte do të fitojë 10 mln euro në rast shkarkimi

Q.Autor

LIGJI I RI NË KINË/ Ekzekutivi i Pekinit ashpërson masat, telashe të mëdha për futbollistët shqiptarë

Delo.autor

Leave a Comment