Futboll Sport

UELLS-ZVICËR/ Granit Xhaka dhe Shaqiri përballë Gareth Bale në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Baku Olympic” të Bakusë, Uells-Zvicër e vlefshme për Grupin A të EURO 2020.

Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren e parë që në ndeshjen debutuese për ta në këtë kompeticion ku dhe rreshtimet duken shumë sulmuese për të dyja krahët.

Kombëtarja “helvete” në 11-shen startuese ka në përbërje dhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa kombëtarja uellsiane me lojtarët më të rëndësishëm si Ramsej, Alen dhe Bejl.

Në Grupin A, me Uellsin dhe Zvirën janë dhe Italia e Turqia, që mbrëmjen e djeshme të kaltërtit triumfuan bindshëm me rezultatin 0-3 ndaj ballkanasve.

FORMACIONET ZYRTARE –

UELLS – (4-3-3): Uard; Roberts, Rodon, Dejvis, Mefam; Morrell, Alen, Ramsej; Xhejms, Mur, Bejl. Trajner: Robert Pejxh.

ZVICRA – (5-2-3): Somer; Mbabu, Elvedi, Shar, Akanji, Rodrigez; Xhaka, Frojler; Seferoviç, Embolo, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ 3 ekipe shqiptare në garë, kualifikimi duket e pamundur

Delo.autor

SHËNON SËRISH GOLIN E AVANTAZHIT/ Juventusi e kthen epërsinë ndaj Cagliarit

Isa.Autor

REALI E KA RONALDO NË “SHTËPI”/ Vinicius JR shënon SUPER GOL nga 30 metra (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment