Futboll Seria A Sport

KËSHILLON TALENTIN E SERIE A/ Ish-sulmuesi i Interit: Të isha si ai nuk shkoja te Juventusi

Ish-sulmuesi i Interit, Stefan Jovetiç në një intervistë të dhënë për gazetën italiane “Tuttosport” ka këshilluar sulmuesin e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç të mos transferohet tek Juventusi.

Sulmuesi malazez u shpreh se Vlahoviç është i ri dhe nuk duhet të shkojë tek një ekip i madh pasi nuk do të gjejë hapësira të shumta, por e këshillon të qëndrojë në Firence dhe të bëhet protagonist absolut.

“Unë gjej veten time tek Dushan. Ai bëri shumë mirë me Fiorentinën dhe flitet për një interes të Juventusit. Edhe unë kam luajtur para disa kohësh për Fiorentinën, por kurrë nuk e kisha tundimin të kaloja nga Firence në Torino. Unë nuk doja të tradhtoja tifozët e skuadrës.

Tek Juventusi ose në një klub tjetër madh ai do të kishte shanset e tij, por do të duhej të konkurronte me shumë kampionë dhe sigurisht që do të luante më pak se te Fiorentina. Prandaj, nëse do të isha si ai, do të kisha qëndruar edhe për një vit protagonist në Firence”, ishin fjalët e Jovetiç.

Related posts

HARKOI “ALLA RONALDINHO”/ Kundërshtarët i vërsulen për ta rrahur (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas ndërhyrjes ndaj VAR, mesfushori Kessie zhbllokon sfidën për Milan nga pika e badhë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON HISTORINË UNIKE/ Marchisio: Conte donte të gjunjëzonte, por Vidal është bërë prej hekuri…

Delo.autor

Leave a Comment