Futboll Seria A Sport

“ISHTE NJË SEZON I VEÇANTË, SEPSE…”/ Ylli Morata: Me ose pa Allegrin në stol, e ardhmja ime nuk ndryshon

Që nga grumbullimi i ekipit kombëtar spanjoll, qendërsulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka folur me mikrofonët e “AS” për të ardhmen e tij: “E ardhmja ime do të vendoset pas Kampionatit Europian. Më telefonuan këtë javë nga Juve, tashmë kam biseduar me drejtorin e ri sportiv. Derisa gjërat të zyrtarizohen, nuk mund të them asgjë.

Me ose pa Allegri në stol, skenari ka mbetur i njëjtë. Ishte një sezon i veçantë, sepse në dhjetë vitet e fundit nuk ishim mësuar të kishim një paraqitje të tillë. Le të shpresojmë që tjetri do të jetë më i mirë. Tifozët janë kaq të rëndësishëm, stadiumi i Juves peshon shumë te lojtarët kur është bosh”.

Related posts

Lyon, presidenti Aulas i pakënaqur me trajnerin Genesio

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Një shqiptar për sulmin dhe një hungarez për mesfushën, ja objektivat e parë të Rangnick te Milan

Delo.autor

UDINESE-JUVENTUS/ Super gol nga jashtë zonës, De Ligt zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment