Futboll Sport

HOLANDË-UKRAINË/ Ndeshja pritet të jetë e hapur dhe mjaft e “luftuar”nga dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Holandë-Ukrainë e vlefshme për Grupin C të Kampionatit Europian.

Holandezët do të luajnë në shtëpinë e tyre në ‘’Johan Krujf Arena’’ duke pasur dhe një shtysë më shumë në këtë ndeshje. Tekniku De Bur do të rreshtojë një formacion të çuditshëm me 5 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues.

Pikërisht kjo zgjedhje e holandezit ka shkaktuar polemika të shumta në radhët e tifozëve të ‘’tulipanëve’’ të cilët nuk janë dakord për përdorimin e këtij formacioni, por në fund zgjedhjet i bën trajneri.

Në mbrojtje do të mungojë futbollisti i Juventusit, Mathij De Ligt i cili u dëmtua në stërvitje disa ditë më parë. Vendin e tij do ta zërë mbrojtësi tjetër, Timber. Në sulm, De Bur ka menduar të aktivizojë nga minuta e parë Depain dhe Uegrost.

Në krahun tjetër, trajneri Andrei Shevçenko nuk ka menduar të mbrohet në këtë ndeshje të parë duke hedhur në fushë një formacion 4-1-4-1. Ukrainasit do të mbështeten tek dy yjet e skuadrës, Aleksanëdr Zinçenko dhe Ruslan Malinovski të cilët janë lojtarët më në formë për momentin. Ndeshja pritet të jetë e hapur dhe mjaft e luftuar nga dyja skuadrat.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

“Djajtë e Kuq” thellojnë rezultatin, shënon Lukaku me një super aksion (VIDEO)

Isa.Autor

Mourinho fjalë të mëdha për trajnerin e rekordmenve gjerman

Sadik.Autor

TRAGJIKE NË ITALI/ Festoi me miqtë e tij, vdes në aksident kampioni i ri… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment