Futboll Sport

TJETËR PËRPLASJE DIPLOMATIKE NË “EURO 2020″/ Greqia i ankohet UEFA-s për Maqedoninë e Veriut. Ja arsyeja…

Pas fanellave të Ukrainës, një tjetër kombëtare ka shkaktuar përplasje diplomatike në Kampionatin Europian.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ministri grek i sporteve, Lefteris Avgenakis ka dërguar një letër ankesë në drejtim të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin duke u ankuar për fanellat që do të mbaj veshur kombëtarja maqedonase.

Pjesëmarrës në këtë kampionat si debutues, Maqedonia e Veriut do të mbajë veshur një fanellë me stemën FFM (Federata e Futbollit Maqedonase).

Pikërisht ky shkurtim i emrit ka sjellë reagime nga pala greke të cilët pretendojnë se fqinjët kanë dalë nga marrëveshja për emrin që u nënshkrua në vitin 2018. Zyrtari grek shprehet gjithashtu se Maqedonia mund të vendoste në fanellë inicialet NM (North Macedonia) ose RNM, por jo FFM i cili nuk është nënshkruar në marrëveshje.

Sipas mediave greke e njëjta letër i është dërguar dhe nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias homologut të tij maqedonas, duke sjellë keqkuptim diplomatik nga dy vendet fqinje.

Related posts

NISIN LARGIMET TEK EGNATIA/ Artur Magani premton gola të tjerë: Duhet të vinin më herët

Delo.autor

Drejtuesit e Juventus takohen me super- menaxherin, Jorge Mendes

Sadik.Autor

Milan befason tifozët me përforcimin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment