Sport Të tjera

TENIS/ Novak Djokovic përmbys Tsitsipas dhe triumfon në “Roland Garros”

Tenisti serb Novak Djokovic fitoi grand slam të Roland Garros, pas triumfit 3-2 në finale ndaj grekut Stefanos Tsitsipas. Fitore me përmbysje e numrit 1 në botë për meshkuj, që ishte në disavantazh të dy seteve.

Tsitsipas fitoi 7-6, 6-2 dy setet e para dhe u duk se do të bënte mrekullinë, por nuk arriti të mbyllë ndeshjen në favorin e tij. Djokovic përmbysi shifrat, duke fituar 6-3, 6-2, 6-4, duke triumfuar pas 3 orësh në Paris.

Djokovic përsëriti të njëjtën skenë si në çerekfinale, ku pas disavantazhit 0-2 me Berrettini fitoi 3-2. Ndërkohë që, në gjysmëfinale mposhti 13 herë fituesin e këtij turneu, Rafael Nadal. Pra, një triumf mëse i merituar.

Kjo është hera e dytë që Djokovic fiton në Roland Garros, pas suksesit të vitit 2016 dhe është grand slam nr.19 në karrierë, një më pak se Federer e Nadal. Për Tsitsipas një zhgënjim, teksa fitorja ishte shumë pranë.

Related posts

YLLI ITALIAN MAGJEPS TRAJNERIN E PSG-SË/ Pochettino-n: Nuk është një surprizë, ka një potencial të madh

Delo.autor

“AI ËSHTË NË MESIN E 4 LOJTARËVE MË…”/ Recoba e sulmon ashpër Barcelonën për trajtimin që po i bën Suarez

Delo.autor

ÇFARË LOJATRËSH/ Dy talentet SHQIPTAR shpallen kampionë dimri në Kroaci

Isa.Autor

Leave a Comment