Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI NIS TË “ÇMONTOHET”/ Zbulohen prapaskenat, titullari kërkon pagë 4 mijë euro në muaj për të rinovuar

Partizani nis të “çmontohet”. Mund të duket e pabesueshme, por edhe titullar të padiskutueshëm si Egzon Belica dhe Jurgen Bardhi janë drejt largimit nga Partizani. Të dy janë pa kontratë dhe rinovimi ka mbetur pezull. “Panorama Sport” zbulon se qendërmbrojtësi ka kërkuar të rinovojë me një pagë rreth 4 mijë euro në muaj, ndërsa fantazisti 23-vjeçar, ka refuzuar ofertën e parë të klubit.

BELICA – Egzon Belica është prej tri vitesh pjesë e Partizanit dhe është zv.kapiteni i ekipit. Rëndësia e 30-vjeçarit është shumë e madhe në ekip, pasi është një lider si brenda, ashtu dhe jashtë fushe. Edhe shokët e skuadrës kanë një konsideratë të lartë për Belicën, i cili ka edhe nofkën “Profesori”.

Për të rinovuar, qendërmbrojtësi 30-vjeçar ka kërkuar një pagë rreth 4 mijë euro muaj, por bisedimet nuk kanë vijuar. Belica do të udhëtojë me skuadrën drejt Ohrit dhe bisedimet mes tij dhe klubit do të vijojnë në Maqedoni gjatë fazës përgatitore. Belica është lojtar i rëndësishëm i skuadrës dhe rinovimi pritet të jetë vetëm një formalitet, pasi të dyja palët kanë interes për ta vazhduar bashkëpunimin. Sezonin e shkuar, mbrojtësi 30-vjeçar luajti 30 ndeshje për Partizanin duke shënuar edhe një gol, pikërisht në derbin kundër Tiranës.

Related posts

Babai i Neymarit tregon nëse biri i tij do të luajë kundër Real Madridit

Q.Autor

ZYRTARE/ UEFA merr vendimin drastik, anulon Champions-in për shkak të…

Delo.autor

E BUJSHME TEK INTERI/ Ideja e çmendur dhe telefonata e Zannettit, Icardi shkëmbehet me…

Delo.autor

Leave a Comment