Futboll Seria A

Javier Zanetti: Martinez dhe Icardi do të formojnë një dyshe të frikshme

Tifozët e Inter mund të ëndërrojnë për një të ardhme të shndritshme, sipas Javier Zanetti-t. Ish-kapiteni zikaltër ka folur për “Premium Sport” për objektivin Champions dhe dyshen e ardhshme të sulmit.

“Champions si dhuratë për 110 vitet e Inter? Kam besim, kjo skuadër është cilësore dhe është një objektiv shumë i rëndësishëm për grupin. Të gjitha skuadrat kalojnë disa vështirësi, por është e rëndësishme t’i kalosh dhe ky ekip ka treguar se mund ta bëjë këtë. Champions është një objektiv i arritshëm”.

Zanneti ka folur edhe për grumbullimin e munguar të Icardi-t në kombëtare. “Icardi po tregon se e meriton Botërorin. Nuk e di se cilat do të jenë zgjedhjet përfundimtare të trajnerit, por mund të them se ne jemi shumë të kënaqur me Mauron. Martinez? Ka të ardhmen përpara. Ai dhe Icardi mund të formojnë një dyshe të frikshme. Edhe në kombëtare”.

Related posts

PARTIZANI “mburret” me mesfushën, heroi TELUSHI kalon te SKËNDERBEU: Të fitojë më i forti

Isa.Autor

Arrihet marrëveshja, Higuaini largohet nga Juventusi për 54 milionë euro

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ FIRMOSI pak ditë më parë me MILANIN, sot Leonardo e largon…

Isa.Autor

Leave a Comment