Kategoria Superiore Shqipëri

Panik te Laçi/ Futbollisti humb ndjenjat pas ndeshjes me Skënderbeun

Sulmuesi i Laçit, Arturo Rexhinaldo, ka luajtur gjatë ndeshjes së sotme me Skënderbeun me probleme shëndetësore.

Sipas “Panorama Sport”, lojtari nga Mozambiku, menjëherë pas sfidës në Korçë, nuk është ndjerë mirë. Rexhinaldo ka pasur të dridhura dhe gjendje të fikëti.

Menjëherë stafi mjekësor i Laçit, por edhe ai i Skënderbeut, i kanë dhënë ndihmën e parë Rexhinaldos.

Me kalimin e minutave, situata është përmirësuar, edhe pse mozambikasi ka qenë në mbikëqyrjen e mjekëve.

Related posts

MERKATOJA KA PËRFUNDUAR/ Por ja si Tirana mund ta federojë sulmuesin Ngo

Delo.autor

HISTORIA SULMUESIT SHKODRAN/ Ja si Hamdi Salihi ndërtoi karrierën e tij për ta pasur zili

Delo.autor

ZYRTARE/ Merr fund telenovela, sulmuesi Ngoo rikthehet tek Tirana. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment