Futboll Kategoria Superiore Sport

“KAM MUNDUR BARCELONËN E MESSIT”/ Valdet Rama: Ja pse u transferova tek Kukësi

Ish-futbollisti i Kukësit, dhe i Kombëtares shqiptare, Valdet Rama, ka bërë një rrëfim special për “liga3-online.de”, duke zbuluar momentet më të bukura në karrierën e tij, teksa veçon triumfin ndaj Barcelonës së Mesit, Nejmarit dhe Ksavit, kur ishte pjesë e Valadolidit në Spanjë.

Aktualisht 33-vjeçari nga Mitrovica është pjesë e Mepen në Ligën e Tretë gjermane, teksa në intervistën e tij flet edhe për aventurën në kampionatin shqiptar me fanellën e Kukësit.

Triumfi ndaj Barcelonës- Kam pasur përvoja të bukura dhe të rëndësishme në karrierën time Kur u transferova te Hanoveri në vitin 2009 dhe kur isha pjesë e Valadolid në vitin 2013, unë kam plotësuar ëndrrat e fëmijërisë.

Gjithmonë kam dashur që të luaja në Bundesligë dhe La Liga. Këto kanë qenë stacione shumë të rëndësishme për mua. Madje me Valadolid kemi qenë njëherë në gjendje që të mundim Barcelonën e Mesit, Nejmar dhe Ksavit.

Pendim për lëvizjet e bëra në karrierë? Jo sigurisht! Shpesh mendoja nëse vendimet e mia ishin të duhurat. Por nuk kishte asgjë për të cilën pendohem. Do të bëja të njëjta gjëra si sot. Unë gjithashtu kam bërë shumë miq kudo, me disa prej të cilëve jam akoma në kontakt të rregullt. Ka qenë një udhëtim emocionues deri më tani, por nuk ka mbaruar ende.

Transferimi te Kukësi- Unë me të vërtetë dëshiroja të kthehesha në Gjermani, gjithashtu të isha më afër familjes time, e cila jeton në Nordrhein-Vestfalen. Angazhimi në Shqipëri ishte vetëm një ndalesë për të fituar minutat dhe të luaja disa ndeshje. Para se të shkoja aty, pas një aventure në Kinë, isha pa klub për disa muaj dhe ishte e vështirë të fitoja një vend në Gjermani.

Shumë klube më thanë se isha shumë i moshuar. Sidoqoftë, e dija që e kisha akoma dhe se aftësitë e mia ende mund të bënin diferencën Mepen tregoi interes gjatë kohës që isha në Shqipëri dhe pak më vonë më dha mundësinë të luaj përsëri në një ligë profesionale gjermane. I jam mirënjohës.

Largimi nga Kukësi dhe rikthimi në Gjermani-  Dëshira ishte e madhe që të kthehesha në Gjermani. Kisha oferta nga kampionatet më të mira jashtë vendit, ku do të kisha bërë shumë më shumë para. Por kjo nuk ishte e rëndësishme për mua. Mepen beri një përpjekje për t’u kujdesur për mua dhe distanca me familjen time nuk është e madhe. Këto ishin dy arsye se përse mbërrita këtu dhe nuk jam penduar për asnjë sekondë. Dua të luaj për aq kohë sa mundem.

auto_Rama_Valdet_celeb_goal_SV_Meppen_aug20191569072472

Unë kam mbushur 33 vjeç këtë vit, por ndjehem si 26. (qesh). Jam shumë i lumtur për këtë. Jam akoma në formë dhe mund të vazhdoj të luaj futboll në një nivel të lartë. Stërvitem shumë individualisht dhe i kushtoj shumë vëmendje një dietë të shëndetshme. Nuk e kam ende të qartë se çfarë do të bëj pas karrierës sime në futboll. Do të shqetësohem për këtë kur të vijë kohë”, u shpreh Valdet Rama.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja skuadra që do ta marrë “Jashtëtokësorin” verën e ardhshme

Delo.autor

Drejtori ekzektiv i “Adidas”/ Kupa e Botës një biznes sporti, jo politik

Sadik.Autor

EFEKTI IBRAHIMOVIC/ Milan-Sampdoria, ja sa tifozë do jenë në “San Siro”

Delo.autor

Leave a Comment