Futboll Sport

“MË RANË TË FIKËT 15 SEKONDA”/ Dëshmia e mbrojtësit të Francës alarmon UEFA-n që hap zyrtarisht hetim

UEFA ka hapur një hetim për rrethanat në lidhje me pamundësinë e Beniamin Pavard për të lënë fushën. Mbrojtësi i Francës qëndroi në tokë në një përplasje me një kundërshtar gjatë ndeshjes kundër Gjermanisë, por që më pas u ngrit dhe vazhdoi të luante.

Gazeta ‘Le Parisien’ shkruan se, nisur nga ajo që lojtari dëshmoi te RMC Sport se kishte humbur vetëdijen për 10-15 sekonda, shkaqet duhet të kërkohen!

E nxitur nga sindikata e futbollistëve botërorë, FifPro, UEFA tani synon të kuptojë nëse protokolli në lidhje me rastet e tronditjes nuk është zbatuar, i cili është bërë i detyrueshëm dhe madje lejon një zëvendësim shtesë përveç pesë të lejuara nga rregullorja.


Ndërkohë, që nga grumbullimi i Francës, mbrojtësi tjetër Raphael Varane ka bërë thirrje për vëmendje më të madhe “në raste si kjo”…

Related posts

E ÇUDITSHME NË POLONI/ Parashutisti ndërpret ndeshjen, arbitri e ndëshkon (VIDEO)

Delo.autor

Cristiano Ronaldo GODET kameramanin dhe më pas i jep fanellën dhuratë (VIDEO)

Sadik.Autor

“BOOM BOOM” UZUNI/ Futbollisti i Kombëtares shënon gol fantastik me kokë në Champions (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment