Futboll La Liga Sport

“SETIEN NUK DUHET TA FUSTE GRIEZMANN NË MINUTËN E 90”/ Legjenda e Barcelonës: “Katalanasit” mund të humbasin titullin

Rivaldo nuk ka fjalë që ta përshkruajë situatën që po kalon Grizman te Barcelona. Ish-sulmuesi brazilian thotë se duhet të ketë ndodhur diçka patjetër.
rivaldoo

“Nëse Setien dëshiron të ndryshojë ndeshjen, nuk duhet të presë në minutën e 90-të për të futur Grizmanin. Sinqerisht nuk mund ta kuptoj si një kampion bote me Francën, një yll tek Atletiko për shumë vite dhe një blerje milionere e Barcelonës përfundon në këtë situatë dhe nuk luan në një ndeshje kaq delikate si ajo ndaj Atletikos. Për mendimin tim ka ndodhur diçka, sepse të mos aktivizosh Grizmanin në një moment kaq të rëndësishëm, do të thotë që ai nuk është në formë ose klubi ka gabuar që e transferoi. Është shqetësues fakti që këto gabime mund ta çojnë Barcelonën drejt humbjes së titullit kampion. Gjërat duhet të ndryshojnë shumë shpejt dhe secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij në këtë situatë”, ka thënë ish-sulmuesi brazilian.

Related posts

DYSHJA RAMSEY-RABIOT JASHTË PLANEVE/ Juventus mendon për të ardhmen, kërkon ish-milanistin…

Delo.autor

Super Bale, tripletë me Uellsin ndaj Kinës

Sadik.Autor

MIQËSORE LUKSI PËR MILANIN/ Pas Arsenalit, kampionët e Italisë pritet të luajnë edhe ndaj…

F.autor

Leave a Comment