Futboll Sport

ITALI-ZVICËR/ Xhaka dhe Shaqiri nga minuta e parë, Mancini nuk ndryshon (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Itali-Zvicër e vlefshme për ndeshjen e dytë të Grupit A në Kampionatin Europian.

Azzurrët e nisën vrullshëm turneun duke mundur pastër 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse, teksa përveç rezultatit Italia dhuroi dhe spektakël në fushë. Të gjithë sytë janë nga italianët pasi forma e tyre e mirë i ka bërë një ndër pretendentët kryesorë të turneut dhe mbrëmjen e sotme nuk mund të zhgënjejnë.

Roberto Mançini ka vendosur t’i besojë të njëjtët skuadër që triumfoi ndaj Turqisë, me përjashtim të mbrojtësit Florenci vendin e të cilit do ta zërë futbollisti i Napolit, Di Lorenco. Në sulm do të jetë tredhëmbëshi, Insinje, Berardi dhe lideri Imobile.

Nga ana tjetër, Zvicra do të tentojë gjithçka mbrëmjen e sotme pas atij barazimi zhgënjyes ndaj Uellsit. Skuadra e udhëhequr nuk kërkon të humbasë terren dhe pas fitores të Uellsit ndaj Turqisë, e cila u dërgon ishullorët në kuotën e 4 pikëve.

Trajneri Petkoviç do të hedhë në fushë një formacion 3-4-3, me Granit Xhakën kapiten në mesfushë, ndërsa Shaqiri në rolin e trekuartistit në ndihmë të Embolo dhe Seferoviç.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

“MENDJA, VETËM NË FUSHË DHE JO JASHTË SAJ”/ Broja: Bëra hap të madh, tani po shijoj momentin

Delo.autor

“KRITIKAT DHE VËRSHËLLIMAT NUK MË BEZDISIN”/ Morata: E kam patur të vështirë të ngrihesha nga…

Delo.autor

Leave a Comment