Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, klubi i Serisë A prezanton trajnerin e ri

Tashmë është zyrtare, Alesio Dionisi është trajneri i ri i skuadrës së Sasuolos.

Ish-trajneri i Empolit është emëruar në krye të pankinës së skuadrës nga Rexhio-Emilia deri në vitin 2023, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë publike klubi i Sasuolos me anë të një komunikate zyrtare duke deklaruar se trajneri do të marrë në drejtim skuadrën e re duke filluar që nga 1 korriku.

Dionisi e renditi Empolin në vendin e parë në Serinë B italiane ku e ngjiti skuadrën në Serinë A.

Më parë tekniku 41-vjeçar ka drejtuar skuadra si Venecia, Imoleze, Fiorencuola, Borgosesia dhe Olginateze.

Related posts

NJË OFERTË VJEN PËR MOISE KEAN/ Juventus nuk mendohet, ja klubi që interesohet

Delo.autor

“EURO 2020″/ Luzitanët përfitojnë një penallti, “Përbindëshi” Ronaldo nuk fal dhe shkruan historinë (VIDEO)

Delo.autor

“MUND TË JETË E VËRTETË”/ Perez “bombardohet” me pyetje për Mbappe, ndërhyn edhe Ancelotti

F.autor

Leave a Comment