Futboll Sport

BROJA BËN PËRGATITJET E FUNDIT PËR TË DALË NË STËRVITJE/ Milani vihet pas shërbimeve të tij

Aktualisht Milani ësh të i fokusuar në af rimin e një “pyke” në mënyrë që t’i ofrohet një alternues Olivie Zhirusë, i cili në sezonin e fundit e mbajti i vetëm peshën e sulmit kuqezi. Sigurisht nuk mungojnë edhe planet rezervë.

Njëri syresh lidhet ngushtë me Armando Brojën. I dëmtuar prej një muaji, shqiptari do të mund të shohë fushën në sezonin e ardhshëm dhe Milani mund të përfitojë nga dëmtimi për ta blerë me një çmim shumë herë më të ulët sesa 40 milionë eurot që Çelsi e vlerësonte përpara lëndimit. Por le t’i marrim gjërat me radhës. Siç raporton “Tuttosport”, një hipotezë mund të ishte edhe huazimi i shqiptarit. Teksa Çelsi nuk do të ishte i detyruar ta shiste, Milani mund të përfitojë për ta huazuar me kosto të përmbajtur nën premtimin se djaloshit do t’i jepet minutazh në mënyrë që edhe të rimarrë veten pas dëmtimit.

I lindur në vitin 2001, Broja është një “pykë” e mirëfilltë siç e dëshmon edhe fiziku prej 191 centimetrash. Në anën e tij, fakti që është një driblues i mirë dhe ka forcë fizike. Pavarësisht dëmtimit, në sezonin e fundit ai zbriti në fushë 18 herë me fanellën e Çelsit, duke shënuar një gol e dhënë një asist gjatë 466 minutave që kaloi në fushën e blertë. Dhjetorin e kaluar, Broja këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë dhe do të rikthehet në fushë pas rreth një muaji. Të paktën ky është afati i deritanishëm. Shqiptari ka një kontratë të gjatë (që skadon më 30 qershor 2028) dhe shumë pak hapësirë përpara, tani që në stolin e skuadrës londineze është ulur Maurisio Poçetino.

Siç raporton edhe “Tuttosport”, një huazim te Milani mund të ishte zgjidhja e duhur për të gjithë, pasi lojtari do të kishte mundësi të rikuperohej pa presion, ndërkohë që Çelsit nuk do t’i zhvlerësohej një lojtar shumë premtues. Në mes, edhe kuqezinjtë që do të kishin një “pykë” me perspektivë dhe në gjendje të ofronte një interpretim të rolit ndryshe nga Zhiru, apo një Markus Turham i mundshëm.

Related posts

NUK NDALEN POLEMIKAT/ I pa vaksinuar dhe pozitiv me Covid-19, Kimmich humb 1.5 milionë euro në karantinë

Delo.autor

Gatusso ndjen peshën e fajit në krye të Milanit: Po turpërojmë një klub historik

Delo.autor

DEBUTOI ME BAYERN/ Shqiptari tregon emocionet dhe njeriun që e mahnit

Delo.autor

Leave a Comment