Futboll Kategoria Superiore Sport

“DY ËNDRRA I REALIZOVA”/ Mbrojtësi i habit të gjithë, tërhiqet nga futbolli në moshën 25-vjeçare

Mbrojtësi Dorjan Bajrami i ka habitur të gjithë me një postim të bërë së fundmi në profilin e tij, aty ku njofton tërheqjen nga futbolli.

Ndonëse vetëm 25 vjeç, Bajrami ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur, teksa nuk e ka arsyen që e detyroi ta marrë këtë vendim.

“Dy ëndrra i realizova: mbajtja e shiritit në krah për ekipin e qytetit tim dhe debutimi në Superligë. Ëndrra në sirtar ishte debutimi me Turbinën në Superligë. Do më marrë malli shumë!

Për shumë arsye , vendos të tërhiqem nga futbolli i luajtur në moshën 25-vjeçare , një ditë do të ndodhte, por nuk e prisja kaq herët. Pas shumë eksperiencave me Turbinën 8 vite e gjysmë, me Gramshin 1 vit, me Luzin 1 vit, dhe me Bylis 4 muaj në Superligë!

Kam shumë energji dhe fuqi, por kushtet dhe shumë arsye më detyruan të merrja këtë vendim! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen gjatë karrierës time futbollistike”, shkruan Bajrami në profilin e tij.

Mbrojtësi në sezonin e fundit ishte pjesë e Bylisit në Kategorinë Superiore, me të cilët u bashkua në merkaton e dimrit, teksa arriti të bëjë edhe debutimin e tij në elitën e futbollit shqiptar.

Related posts

SERIE A Interi në hall, Icardi dhe Perisic në dyshim për Genoan

Q.Autor

(FOTO) Njihuni me 103 vjeçaren, e cila ndjek ende çdo ndeshje të skuadrës së zemrës

Q.Autor

MERKATOJA/ Inter dhe Fiorentina po diskutojnë shkëmbimin e lojtarëve

F.autor

Leave a Comment