Futboll

Superiorja, Teuta shtang Partizanin. Imiton Beneventon me Milanin

Teuta ka bërë mrekullinë në “Niko Dovana”, teksa i kanë hequr dy pikë rivalëve të Partizanit dhe kanë rrëmbyer kështu një pikë me peshë në luftën e saj për mbijetesë në Superiore. Kjo, falë një supergoli të shënuar nga portieri Moçka në minutën e fundit shtesë të takimit, pas krosimit nga këndi.

Partizani dukej se do të fitonte, mes vështirësive të mëdha, përballjen me “djemtë e detit”, teksa kishin shënuar që në pjesën e parë me anë të Prognit.

Por takimi mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, nëse Çyrbja i Teutës do të kishte shënuar nga 11-metërshi në minutën e 17 të pjesës së parë, një goditje që u neutralizua nga portieri mik, Hoxha.

“Demat e kuq” vijojnë të humbasin terren nga zona e Europës dhe e shohin veten në kuotën e 32 pikëve, 4 më pak sesa Flamurtari i vendit të tretë që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ditën e hënë.

Për Teutën, kjo ishte një ndeshje jetike, pasi durrsakët janë në nevojë të pikëve të çmuara që do t’i mbajnë ata larg zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa tashmë e shohin veten me pikë të barabarta me shkodranët, me këta të fundit që renditen më poshtë, por që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

 

Related posts

‘Krisen’ marrëdhëniet me Guardiolën, Bravo kërkon largimin nga Manchester City

Q.Autor

KUPA E AMERIKËS/ Venezuelë-Peru, përfundon në barazim pa gola

Delo.autor

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Plotësohet vazoja e tretë e shortit, rikthim në shtëpi për RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment