Futboll Sport

NGA COCA COLA TEK BIRRA/ Janë 2 miliardë euro në lojë, UEFA del me komunikatë zyrtare kundër CR7 me shokë

Është kthyer në një çështje botërore zhvendosja e shisheve në sallën e shtypit nga disa lojtarë në Europian.

Pas Cristiano Ronaldo-s me Coca-Cola, Paul Pogba me shishen e birrës dhe Manuel Locatelli-t po me Coca-Cola-n, UEFA ka dalë me komunikatë për shtyp dhe ka lajmëruar se do të jetë e ndaluar të zhvendosen shishet e sponsorit.

Drejtori i Euro 2020, Martin Kallen, ka nënvizuar se rregullat e kampionatit kërkojnë që të respektohen marrëveshjet e UEFA-s me sponsorët, edhe pse lojtarët me besime fetare – siç ka ndodhur me Pogba – “nuk do të kenë një shishe alkoolike përpara”.

Përgjegjësit e mediave në 11 stadiumet në të gjithë Europën duhet të ndihmojnë në reklamimin e shisheve të birrës para ardhjes së një lojtari me një fe myslimane.

Coca-Cola dhe Heineken janë mes 12 sponsorëve të nivelit të lartë të Europianit dhe kontribuojnë me pothuajse 2 miliardë euro në të ardhurat e UEFA-s gjatë turneut.

Edhe lojtarët marrin para në mënyrë indirekte nga të ardhurat komerciale të Euro 2020 nëpërmjet federatave të tyre dhe. 24 federatat kombëtare që marrin pjesë në Euro 2020 do të ndajnë mes tyre 371 milionë euro, në rast fitoreje në të tri ndeshjet e grupit është parashikuar një bonus prej 34 milionë eurosh.

Related posts

ARRITI 100 NDESHJE ME FANELLËN E JUVENTUS/ Ronaldo: Këtë vit mund të ëndërrojmë diçka madhështore

Delo.autor

Arsenal zyrtarizon goditjen e parë, gati marrëveshja për mbrojtësin grek

Sadik.Autor

Gati shkarkimi i trajnerit, PSG gjen zëvendësuesin e Emery

Q.Autor

Leave a Comment