Futboll Sport

“EURO 2020″/ Belgjika mposht me përmbysje Danimarkën dhe siguron një vend në 1/8-at

Belgjika ka mundur 2-1 Danimarkën dhe është bërë skuadra e dytë që ka siguruar një vend në 1/8-at e Europianit.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Kopenhagen ka qenë Kevin de Bruyne.

I aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, mesfushori i City-t ka dhënë asistin për golin e barazimit dhe ka  shënuar golin e dytë që i ka dhuruar fitoren belgëve duke përmbysur golin e realizuar nga Poulsen pas vetëm 3 minutash lojë për danezët.

Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne janë dyshja e parë e zëvendësuesve që kanë dhënë të dy një asist në një ndeshje të Europianit për të njëjtin ekip që nga Robin van Persie dje Arjen Robben për Holandën (kundër Francës) në 2008-ën.

Related posts

INVESTIM 60 MILIONË EURO/ Zbulohet super projekti i qeverisë angleze për futbollin, ja detajet…

Delo.autor

Bayern Munich – Monchengladbach, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Swansea-Liverpool, ja çfarë thonë shifrat

Q.Autor

Leave a Comment