Futboll Sport

DITË E TRISHTË PËR FUTBOLLIN ITALIAN/ Ndërron jetë ikona e Juventusit

Presidenti i nderit i Juventusit, Xhiampiero Boniperti ka ndërruar jetë, në moshën 93-vjeçare.

Boniperti, i cili në të kaluarën e tij ka qenë lojtar i bardhezinjve, ka ndërruar jetë gjatë natës, pasi i pushoi zemra, kanë njoftuar familjarët.

Ai e kaloi të gjithë karrierën me fanellën e Juventusit, me të cilët fitoi 5 tituj kampionë, mes viteve 1950-1961 dhe dy Kupa të Italisë. Me Xhon Çarles dhe Omar Sivori, te Juventusi formoi të ashtuquajturën “Trio Magjike”, një nga sulmet më efektive në historinë e kampionatit italian. Me Italinë Boniperti luajti në 38 ndeshje, ndërkohë që shënoi 8 gola.

Related posts

ËSHTË KANDIDAT PËR ÇMIMIN “THE BEST”/ Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë në…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Cagliari. Rezultati 2-0

Delo.autor

Chelsea dhe klubet kundër të cilave Messi nuk ka shënuar gol asnjëherë

Q.Autor

Leave a Comment