Futboll Sport

U DËMTUA NDAJ ZVICRËS/ Ja kur kthehet në fushë Chiellini

Giorgio Chiellini e mbylli pas 25 minutash ndeshjen e tij me Zvicrën dhe ditën e djeshme iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Për kapitenin e Italisë konfirmohet tërheqja, e cila fatmirësisht është e gradës së parë, ndaj nuk flitet për një dëmtim serioz. Gjithsesi, stafi “axurr” ka vendosur që t’i japë fillimisht dy ditë pushim mbrojtësit që pret të festojë 37-vjetorin, duke konfirmuar se prezenca e tij për sfidën e fundit kundër Uellsit nuk do të jetë e mundur.

Ndoshta, shpresat e mjekëve janë që Chiellinitë jetë gati për duelin e 1/8-ave më 26 qershor. Madje, edhe sikur të ishte rikuperuar, për duelin me britanikët trajneri Mançini pritet që të bëjë një rrotacion të gjerë, duke nisur nga mbrojtja, mesfusha, por edhe në repartin e sulmit.

Related posts

SHQIPËRI-HUNGARI/ Salihi: Është një ndeshje e rëndësishme për ecurinë. Për pozicionin e Bajramit…

Delo.autor

DËSHTIMI NË FIANLEN E “KUPËS SË FRANCËS”/ Trajneri i PSG-së merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 20 sekonda, “Grabitqari” Vinicius shënon sapo futet në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment