Futboll Sport

PORTUGALI-GJERMANI/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 18:00, ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, në Grupin F. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Gjermania do të luajë shansin e fundit për të shpresuar në një kalim të grupit të ferrit.

Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të Europës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur.

Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë.Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim. Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Portugalia: Patrisio, Karvajo, Danilo, Dias, Fernandes, Guerreiro, Zhota, Pepe, Semedeo. Silva, Kristiano Ronaldo, Trajner: F.Santos

Gjermania: Nojer, Ginter, Rudiger, Gosens, Humels, Gyndoan, Kimish, Kros, Myler, Haverc, Gnabri, Trajner: J.Lëv

Related posts

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Milani mposht me përmbysje Fiorentina-n dhe vazhdon ndjekjen e rivalit në krye

Delo.autor

Gjetan Keta mposht Caseres, fiton me k.o në raund të gjashtë

Sadik.Autor

NGA TË PAZËVENDËSUESHËM NË SPEKTATORË/ Tre yjet e Milanit drejt largimit, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment