Futboll Sport

ZYRTARE/ Daku e mbyll me Ballkanin, sulmuesi zbulon skuadrën ku do të luajë

Mirlind Daku ka zyrtarizuar largimin nga Ballkani, teksa do të vazhdojë karrierën në kampionatin kroat, aty ku do të bashkohet me Osijek.

Këta të fundit zotërojnë kartonin e lojtarit, të cilin e kishin huazuar për një sezon te Ballkani, ku ai tregoi paraqitje të shkëlqyera, ku arriti të shënojë 31 gola. Ka qenë vetë sulmuesi që nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka njoftuar se do të rikthehet te Osijeku në Kroaci.

POSTIMI:

Faleminderit Suharekë. Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re, ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar. Dua të ju falënderojë të gjithëve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Albian Ajeti transferohet në Premier League tek klubi…

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Sevilla. Rezultati 1-1

Delo.autor

Batshuayi dyshohet se ka thyer këmbën ndaj Schalke-s

Sadik.Autor

Leave a Comment