Futboll

Statistikat flasin në favor të Barcelonës, gjithnjë e më afër titullit

8 pikë larg Atleticos dhe 15 larg Real Madridit, Barcelona po i afrohet gjithnjë e më shumë titullit në Spanjë.
Barcelona ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 27 në La Liga, duke e mposhtur 1-0 në “Camp Nou” Atletico Madridin me golin e bukur të Lionel Messit.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka shkuar në tetë pikë diferencë me Atleticon, duke iu afruar edhe më shumë titullit në Spanjë. Tani, gjithçka është në favor të katalunasve sipas faqes për histori dhe statistika, “Opta”.

“Kurrë një skuadër (në Spanjë) nuk e ka humbur titullin me 8 pikë diferencë 11 ndeshje para fundit të kampionatit”, shkruan “Opta”.

Barcelona aktualisht ka 69 pikë, 8 më shumë se Atletico Madridi (61) dhe 15 më shumë se Real Madridi (54). /Gazeta Express/

 

Related posts

ZGJEDHJET PARLAMENTARE/ Tentoi të fotografonte votën, arrestohet arbitri shqiptar i futbollit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Kushtet e hotelit skandaloze, kombëtarja fle në rrugë

Isa.Autor

Laudrup: Bota ka vetëm një Leo, Dybala nuk është Messi!

Q.Autor

Leave a Comment