Gjermania mundi Portugalinë me rezultatin 4-2 pas një ndeshje mjaft voluminoze dhe me shumë episode ku u shkaktuan dhe 2 autogola.
Pas ndeshjes, tekniku i portugezëve Fernando Santos u pa mjaft i zhgënjye, por nuk i u kurseu elozhet për gjermanët duke i cilësuar si një ndër skuadrat më të mira në botë.
‘’Gjermania është një nga skuadrat më të mira në botë, por kush vjen këtu duke menduar se mund të fitojë kundër tyre? E vërteta është se unë e besova dhe bëmë një start të mirë loje, ishim të organizuar dhe u përpoqëm të dalim para. Ne shënuam të parët, por loja ishte në favor të Gjermanisë. Sidoqoftë patëm besim dhe shansin për ta çuar ndeshjen në 2-0.
Ne i dinim aftësitë e Gosens, ai shënoi dy gola dhe dha një asist. Në pjesën e dytë u mundova të ndryshoja, por në fund pësuam dhe dy gola në të njëjtën mënyrë. Kjo padyshim tronditi ekipi. Ishte një fitore e ndershme për Gjermaninë. Tani është koha të qartësojmë idetë dhe të përgatitemi për ndeshjen kundër Francës’’, tha Santos.
