Formula 1 Sport

Montezemolo takon familjen Schumacher, ja lajmi që jep për Michael!

Gjatë hapjes në qytetin e Këlnit të muzeut me koleksionin personal të 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka qenë i pranishëm edhe ish-presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, një nga njerëzit më të afërt të pilotit gjerman. Ai ka takuar familjen e pilotit fgjerman, që prej dhjetorit 2013, pas aksidentit me ski, ndodhet ende në periudhën e rehabilitimit pranë familjes së tij.

Montezemolo ka përfituar nga rasti për të dalë në fotografi me familjen e pilotit, bashkëshorten Corina, dy fëmijët Mick dhe Gina Maria si dhe mikun e familjes, At Jorge. “Nuk i harroj njerëzit, ne jemi miq të mirë, jo vetëm me Michael por edhe me familjen e tij. Kemi kaluar mjaft moment të bukura së bashku, kemi fituar shumë”, ka thënë Luca di Montezemolo për mediat.

Më tej, ish-presidenti i ferrarit, në lidhje me gjendjen e Michael, shtoi: “Mendoj për Schumacher gjithnjë, sidomos para çdo gare të Botërorit dhe kujtoj fitoret që kemi arritur së bashku. Ai vazhdon ende të rikuperojë me ngadalë nga asksidenti dhe operacionit. Ky është një lajm i mirë për të gjithë”.

Related posts

NJË FINALE “EKSTRA” ME MANCHESTER CITYN PËR TITULLIN/ Ja si Klopp befason me përgjigjen…

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Legjenda e Liverpoolit veshi në emision live fanellën e… (VIDEO)

Delo.autor

“SERIA A NJË KAMPIONAT I KOMPLIKUAR”/ Bomberi Lukaku: Kur isha 15 vjeç ngrija 100 kg, por tek Inter…

Delo.autor

Leave a Comment