Futboll Sport

“EURO 2020″/ 30 ndeshje pa humbje, Italia mposht Uellsin dhe gradohen në krye të grupit

Italia bind edhe me rezervat. Pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion, të kaltërit e Mançinit, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0 ndaj Uellsit, në sfidën e vlefshme për Grupi A, duke u graduar si kokë grupi me pikë të plota. 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Rekord absolut për Italinë, plot 30 ndeshje radhazi pa humbje për kombëtaren italiane. Ndërkohë pavarësisht humbjes, kualifikimin për më tej ka siguruar edhe Uellsi, që është pozicionuar në vendin e dytë.

Për sa i përket ndeshjes, ajo u vendos nga Pesina në minutën e 39-të, pas një skeme perfekte, ndërkohë vlen të theksohet se uellsianët luajtën me 10 lojtarë që na minuta e 55-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Ampadu.

Related posts

Manchester City i ‘zhytur’ në luks, shpenzoi 313 milionë euro për merkato

Q.Autor

FRANCË GJERMANI FORMACIONET ZYRTARE/ Gjermania me mjaft risi

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vjen një tjetër largim i madh te Milani, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment