Futboll Sport

Situata te Luftëtari/ Çfarë po ndodh me trajnerin e gjirokastritëve!

Nuk ka diskutim që surpriza më e bukur e edicionit që lamë pas ishte Luftëtari, me bluzinjtë të cilët pas një nisje të dobët të edicionit u kthyen në rrugën e duhur për të konfirmuar për herë të parë pjesëmarjen në kompeticionet e UEFA-s. Kursi i bluzinjve erdhi me ndryshimin e bërë në stol, me trajnerin Hasan Lika që riktheu skuadrën në balanca të plota ku rezultatet shkonin në sinkron me lojën e zhvilluar.

Nga mbyllja e edicionit ekipi ka nisur pushimet, ndërkohë që përgatitjet duhet të nisin në mesin e muajit qershor, duke qënë se më 12 korrik do të luhet ndeshja e parë e turit të parë eleminator në Europa League, shorti i të cilit do të hidhet më 19 qershor. Abazaj dhe Bregu janë zyrtarisht të larguar, ndërkohë që në Gjirokastër e kanë marë shtruar pasi ende nuk ka një lajm zyrtar se kush do të jetë timonieri i ekipit në vijim.

Kontrata e Hasan Likës përfundon në muajin maj dhe për momentin nuk ka ende asnjë tratativë për rinovimin e saj. Ndoshta drejtuesit e klubit po kërkojnë për një zgjedhje nga tregu i huaj, ashtu siç vepruan edhe edicionin e kaluar ku i besuan çelsat e skuadrës uruguajanit Luis Curbello. Por koha nuk është aleat i Luftëtarit, pasi skuadra duhet të nisë punën në mesin e muajit qershor, në mënyrë që të jenë gati në debutimin e tyre në europë. Gjithashtu po punohet edhe për kompletimin e grupit me elemntë cilësorë, vendime që duhet të konfirmohen nga trajneri i ardhshëm.

Related posts

PAMJET/ Përfundon Bundesliga, jepen verdiktet! 7 skuadra shkojnë në Europë

F.autor

COUTINHO RIKTHEHET NË PREMIER LEAGUE/ Nuk do ta besoni se me cilin ekip do të nënshkruajë…

Isa.Autor

Kërkohet nga gjigandët europianë, por ja ku do të transferohet ish ylli i Milanit

Q.Autor

Leave a Comment