Futboll Sport

“U GËZOVA SHUMË PAS DY GOLAVE TË SHËNUAR”/ “Heroi” Shaqiri: Kualifikimi? Të presim çfarë do të…

Xherdan Shaqiri dhuroi një performancë fantastike pasditen e sotme duke mundur i vetëm Turqinë me dy gola shumë të bukur.

Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp Shaqiri u pa mjaft i lumtur duke e vendosur theksin e fjalëve tek shpresat e Zvicrës për kualifikim dhe jo tek performanca e tij fantastike.

“Goli i parë ishte me këmbën e djathtë që është dhe këmba imë më të dobët. Sigurisht që u gëzova shumë pas dy golave të shënuar. Jam i lumtur me performancën time dhe për arsyen se arrita të ndihmoj ekipin.

Ne duhej të fitonim dhe luajtëm një lojë të mirë. Sigurisht humbëm dhe disa raste dhe mbase mund të kishim shënuar një ose dy gola më shumë, por ishte një paraqitje thelbësore nga ne dhe ne jemi të kënaqur me rezultatin.

Ne bëmë atë që duhej bërë kundër një ekipi të mirë, tani të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Shaqiri.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kukësi, Rexhinaldo kalon në avantazh “Demat”

Delo.autor

SPECIALE/ Nga Maldini tek Van Basten, këta janë 14 “yjet” që nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Botës

Sadik.Autor

ITALIA KAMPIONE E “EURO 2020″/ Mancini unik, batuta dhe fjalim motivues përpara finales, ja si publikon formacionin

Delo.autor

Leave a Comment