Futboll Seria A Sport

PËRBINDËSHI I TROFEVE/ Zbuloni 8 REKORDET e RONALDOS me fanellën e Realit

Cristiano Ronaldo para pak çastesh bëri një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Futbollisti portugez nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me Juventusit. Klubi i Real Madridit përfitoi 105 milion euro, ndërsa vetë luzitani do të fitoi 30 milion euro në sezon. Ronaldo u aktivizua për 9 sezone me madrilenët duke fituar shumë trofe individual me rekordmenët e europës.

Ja disa nga rekrdet që vendozi 5 -herë fituesi i “Topit të Artë” me fanellën los blankos.

1- Golashënuesi më i mirë i Real Madrid
As Di Stefano, as Raul, as Puskas, as Santillana. Golashënuesi më i mirë në historinë e Real madrid është Cristiano Ronaldo: 427 gola në 421 ndeshje.

2- Ka realizuar 18 gola në finale
Cristiano ka marrë pjesë në 13 finale në nivel klubesh, duke realizuar 18 gola.

3- 6 herë golashënuesi më i mirë i Champions League
Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Champions League në pesë sezone radhazi. Në total, ai ka dalë gjashtë herë golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.

4- 61 gola në një sezon
Në sezonin 2014/15, Ronaldo ka realizuar numrin më të madh të golave në karrierën e tij, duke kaluar 60 golat e realizuar në sezonin 2011/12.

5- 12 sezone me më shumë se 20 gola
Qe nga sezoni 2006/07, Ronaldo ka realizuar më shumë se 20 gola.

6- Lojtari i parë me 100 gola në Champions League
Ronaldo është bërë lojtari i parë me 100 gola të realizuar në Champions League. Aktualisht është në kuotën e 115 realizimeve, duke llogaritur edhe fazën eliminatore. 99 nga këto gola i ka realizuar me Real-in.

7- Ndeshjet radhazi me gol në La Liga
Në sezonin 2014/15, ai ka shënuar 19 gola në 10 ndeshje të njëpasnjëshme, një rekord për një lojtar të Real Madrid.

8- Rekord në një sezon të Champions League
17 golat e realizuar nga Cristiano në sezonin 2013/14 të Champions League janë një rekord për kompeticionin. Atë vit, Real Madrid triumfoi në fund.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Portieri me 250 ndeshje futet në historinë e Tottenham…

Sadik.Autor

VAZHDON ME PËRGATITJET NË AUSTRALI/ Manchester United triumfon në miqësoren e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Igli Tare flet për “yllin” e ekipit: Dua që ai të reflektojë

Sadik.Autor

Leave a Comment