Futboll Sport

SFIDA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Sterling thumbon Guardiola-n: Nëse nuk luan, nuk je i lumtur…

Thelbësor për Anglinë e tij, jo dhe aq për Manchester City-n.

Raheem Sterling nuk e ka fshehur pakënaqësinë për mënyrën si kanë shkuar gjërat në sezonin e fundit me klubin, ku Pep Guardiola ka vendosur t’i japë më pak hapësira në krahasim me të kaluarën.

Lojtari ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë, e fundit e fazës me grupe të Euro 2020, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.

“Titullar me Anglinë? Është lumturi e pastër. Dua vetëm të jem i lumtur, të shijoj futbollin tim dhe është ajo që po bëj këtu me kombëtaren”, ka thënë Sterling.

“Nëse nuk luan, nuk je i lumtur. Jam vetvetja, kam qenë vetvetja që në fëmijëri, nëse luaj futboll jam me të vërtetë i lumtur, nëse nuk luaj nuk jam”, ka qenë mesazhi për Guardiola-n.

Related posts

PASKA TË DREJTË/ Gruaja e Bojra Valeros: Vrapoj më SHUMË se ai, e kam quajtur një t…

Isa.Autor

Mbrojtësi i Kukësit “shënon një GOL të bukur” nën “kurthin e dashurisë” (FOTO)

Isa.Autor

MotoGP/ Vinales sheh vështirësi dhe i ankohet skuderisë Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment